Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dritan Leli një orë në ambientet e SPAK, nuk jep detaje për arsyet e marrjes në pyetje: Pyesni prokurorët

-640-0-1658497319xleli-897

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka dalë nga Prokuroria e Posaçme. Leli u paraqit sot në SPAK, ndërkohë që nuk dihen arsyet.

Kryebashkiaku nuk ka pranuar të japë asnjë detaj në lidhje me thirrjen e tij. “Pyesni SPAK për më shumë informacione”, iu tha Leli gazetarëve.

Ditën e sotme ai u sulmua nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive në Pogradec. Rama tha se drejtuesi i bashkisë së Vlorës fle gjumë pavarësisht kapaciteteve që ka bashkia që ai drejton.

“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama.

Related Posts

Leave a comment