Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pamje tronditese/ Burri thithet për vdekje nga gropa e hapur në fund të pishinës

auto_gropa1658569190

Një burrë ka vdekur pasi u thith në një gropë të shembur papritur në fundin e një pishine notimit në nje incident tragjik ne Izrael.

Burri i paidentifikuar që sipas mediave vendas ishte 30 vjeç, u gjet më pas në fund të një tuneli rreth 15 metra nën pishinë në qytetin Karmei Yosef në qendër të vendit.

Punonjësit e emergjencës ndërhynë më pas duke ngritur një strukturë për të parandaluar shembje të tjera të pishinës dhe pas një operacioni katër-orësh arritën të rekuperonin trupin.

Pamje të rënda kishin regjistruar momentet kur shembja zbraz ujin e pishinës teksa rreth 50 njerëz po pushonin pranë saj.

Disa kamerdare e mjete plazhi shihet që zhduken në gropën e frikshme në mesin e pishinës, teksa të pranishmit vrapojnë të largohen.

Autoritetet thanë se edhe një burrë tjetër, 34-vjeçar gjithashtu u tërhoq nga gropa e shembjes por shpëtoi me plagë të vogla pasi arriti të dilte në kohë.

Policia tha se po hetonte incidentin vrasës dhej po kontrollonin nëse pishina kishte liçencimin e duhur.

Para-mjeku Uri Damari tha për rrjetin vendas Jerusalem Post: “Ishte një incident shumë i pazakontë. Kur arrita atje pashë një gropë të madhe të hapur në fundin e pishinës së zbrazur”.

“Njerëzit thanë se gropa ishte hapur papritur dhe uji i pishinës ishte zhdukur në të për disa sekonda”.

Damari shtonte: “Një 34-arriti të dilte nga gropa në kohë, kishte plagë të vogla në kokë e gjymtyrë”.

Një dëshmitar tha për rrjetin vendas Channel 12: “Niveli i ujit nisi të binte dhe kur gropa u hap krijoi një vorbull që thithi brenda dy njerëz”.

Një tjetër dëshmitar tha se kishte gjashtë njerëz në ujë në kohën e incidentit dhe kishte ulëritur që ata të dilnin nga uji.

Related Posts

Leave a comment