Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëria mes 10 vendeve për numrin më të lartë të punëtorëve në Gjermani

-640-0-3c59e9873cb8f83caa446b11a12fbbca

Shtetasit e Indisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës përfaqësonin pjesën më të madhe të punëtorëve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian që emigruan në Gjermani për  punë në vitin 2021.

Në fund të vitit 2021, Regjistri Qendror i të Huajve të Gjermanisë regjistroi 295,000 persona me leje qëndrimi të përkohshme për qëllime punësimi, shkruan Shengen viza.info. 

Në fund të vitit 2021, Gjermania regjistroi 33.900 punëtorë nga India, 26.300 punëtorë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 19.600 punëtorë nga Kosova.

Përveç këtyre tre vendeve, Serbia (17.400), Kina (16.700), Shtetet e Bashkuara (16.500), Shqipëria (913.800), Maqedonia e Veriut (13.500), Turqia (10.700) dhe Rusia (9.400) janë gjithashtu në dhjetëshen e parë të listës.

Sipas Entit Federal të Statistikave të Gjermanisë, Destatis, numri i punëtorëve që emigruan në Gjermani gjatë dhjetë viteve të fundit është trefishuar.

Related Posts

Leave a comment