Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Von der Leyen: Evropa të punojë e gjitha së bashku për krizën e gazit

auto_Von-der-Leyen1658735753

Vendet evropiane që nuk varen nga gazi rus duhet të tregojnë solidaritet me ata që detyrohen të bëjnë përpjekje për kursim për shkak të ndërprerjes së afërt të karburanteve, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Edhe vendet anëtare që nuk kanë gjasa të blejnë gazin rus, nuk mund t’i shpëtojnë efekteve të një mbylljeje të mundshme të furnizimit në tregun tonë të brendshëm”, deklaroi von der Leyen përpara një takimi special të ministrave të Energjisë të bllokut.

”Ekonomitë e BE-së janë të ndërthurura ngushtë”, theksoi ajo duke vënë në dukje se një krizë gazi do të prekte çdo shtet anëtar në një formë ose në një tjetër.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të gjitha shtetet anëtare të reduktojnë kërkesën, që të gjithë të rezervojnë më shumë dhe të ndajnë me anëtarët më të prekurit”, shtoi ajo.

Komentet erdhën pas kritikave nga Spanja dhe Portugalia për një plan emergjence gazi të propozuar nga Komisioni.

Qeveria portugeze e quajti planin të paqëndrueshëm dhe tha se ”konsumi i gazit ishte një domosdoshmëri absolute”.

Në terma konkretë, plani i Komisionit të BE-së u kërkon të gjitha shteteve të BE-së të reduktojnë vullnetarisht konsumin e tyre të gazit me të paktën 15% midis 1 gushtit dhe 31 marsit, duke lejuar gjithashtu reduktime të mëtejshme të konsumit në rast të një krize serioze gazi.

Related Posts

Leave a comment