Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident i tmerrshëm, helikopteri ia merr jetën 21-vjeçarit

auto_60685821-11047891-image-a-22_1658788282269-600x3601658832764

Një aksident horror ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një pistë private për uljen e helikopterëve në Athinë.

Mediat greke raportojnë se një 21-vjeçar ka mbetur i vdekur në mënyrë tragjike, pasi ra në helikën e bishtit të një helikopteri.

Dy vëllezër britanikë kishin udhëtuar nga Mykonos në Athinë, ndërsa në momentin që ata zbritën në pistë, njëri prej tyre përfundon në helikën e helikopterit duke u masakruar për vdekje në sytë e vëllait të tij.

Për këtë ngjarje është vënë në pranga piloti i helikopterit, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Ndërsa dy punonjës të tjerë janë shoqëruar në polici për këtë rast.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes
Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

Related Posts

Leave a comment