Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ibrahimaj: Shtyhet afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar

-640-0-Delina-Ibrahimaj (1)

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Ky vendim erdhi, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania.

“Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania”.

Sipas Ibrahimajt , subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.

Related Posts

Leave a comment