Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Burg për ish-policin e RENEA-s! Remal Rada: Më futën në kurth, nuk kisha dijeni për snajperin e gjetur në automjet

-640-0-62e0e53a36d5b

Gjykata e Tiranës ka vendosur  masën arrest me burg për Remal Radën dhe Elton Hithin, të arrestuar pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre luksoz dhe më pas u gjetën armë të tjera.

Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të dyshuarit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur  masën arrest me burg për Remal Radën dhe Elton Hithin, të arrestuar pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre luksoz dhe më pas u gjetën armë të tjera. Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të dyshuarit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë.

Ndërkohë, mësohet se Rada i ka mohuar akuzat përballë grupit hetimor se kishte dijeni për armën e gjetur në mjet. Edhe ditën e sotme përpara gjykatës ish-efektivi ka mbajtur te njëjtin qëndrim, duke u shprehur se ai ka marre një çantë nga një person që e kishte sjellë si porosi nga Britania e Madhe.

Sipas efektivit çanta do i dorëzohej një personi tjetër ditën që ai u arrestua. Ndërkohë Rada nuk ka treguar emrat as të porositësit dhe as të marrësit. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe miku i tij Elton Hithi lidhur me këtë ngjarje. Por, pavarësisht pretendimeve të tyre gjykata vendosi masën arrest me burg ndaj dy të arrestuarve.

Related Posts

Leave a comment