Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha merr në mbrojtje Metën, Dosja e Sigurimit të Shtetit, lojë e turpshme e Ramës

-640-0-1659092834xberishaasali-985

Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Ilir Metën për përfshirjen e tij si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Berisha tha se kjo është një lojë e turpshme e Ramës. Berisha tha se ka lexuar dosjen dhe I.M nuk është Ilir Meta por Ilir Murataj nga Librazhdi.

“Veprim i paskrupullt i Edi Ramës. Veprim i turpshëm i njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shpëtuar. Rama dhe Shërbimi Informativ e kanë bërë në mënyrën më të trashë këtë kurt. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin e ka të qartë se I. M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën.

Rama e ka shfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Nikollën. Në dokumentin që Genta Sula i thotë BNikollën e akuzon Ilir Metën direkt për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një ak i pashembullt. Kjo zonjë është ka shfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë.

Mbi bazën e këtij dokumenti të bërë nga SHIK, për herë të parë në jetën e saj poltika ‘Linda e Parlamentit’ tha se se jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Rama përdoru SHISH për fabrikim të dokumenteteve.

Cila është situate ligjore sot në Shqipëri? Në vitin 1995 këtu është bërë ligji i Lustracionit. Sali berisha mori ligjin që bëri Havel në Ceki dhe e çoi në Parlament. Ligji u zbatua dhe Ilir Meta mori certifikatën. Po të mos e meritonte nuk mund ta merrte kurrë’”, tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment