Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çmimet “tkurrin” tregtinë: Më pak mallra gjatë qershorit, pasagjerët dhe fluturimet me rritje

-800-0-b26dc19f57d225f86000ecbddda77d98

Shifrat e qershorit konfirmojnë sërish tkurrje të tregtisë, krahasuar me qershorin e një viti më parë, sipas të dhënave mbi transportin nga “Instituti i Statistikave”.

Përgjatë qershorit, transporti i mallrave në porte, i cili zë peshën më të madhe të tregtisë së jashtme ka rënë në volum me 25.3%.

Rënie e volumit të mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte ka rënë edhe përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, me 11.3%. Kjo rënie në volum është e ndikuar nga efektet e rritjes së çmimeve, duke qenë se të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë për një rritje në vlerë të import/eksporteve me 210 milionë euro më shumë se një vit më parë, por rënie në peshë.

Po ashtu edhe transporti i mallrave me hekurudhë gjatë qershorit të këtij viti shihet të ketë pësuar rënie me 15%, dhe me 32.6% nëse do të flisnim për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

I vetmi më rritje paraqitet transporti i mallrave me ajër. Volumi përgjatë muajit qershor është rritur me 4.1%, megjithëse theksojmë se transporti i mallrave me ajër zë një pjesë mjaft të vogël të tregtisë.

Shifrat tregojnë se në qershor të këtij viti janë transportuar nëpërmjet detit 307.8 mijë ton mallra, ndërsa nëpërmjet ajrit janë transportuar vetëm 163 ton mallra. Megjithatë, rritja e volumit të mallrave përmes ajrit vërehet edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit me një rritje të lehtë prej 1.8%.

Nga ana tjetër, një panoramë të kundërt me atë të transportit të mallrave paraqesin të dhënat e transportit të pasagjerëve. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në linja detare është rritur me 153% gjatë qershorit, ndëra numri i pasagjerëve në linja ajrore është rritur me 91.8%. Ndërkohë, rënie ka pësuar numri i pasagjerëve në linjë hekurudhore, me 56.4%.

Rritje regjistrojnë pasagjerët edhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti për tre mënyrat e udhëtimit të përmendura më sipër. Kështu, në linja detare janë rritur me 75.7%, në linja ajrore me 177.4%, ndërsa në linjë hekurudhore me 75.5%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Numri i fluturimeve po ashtu paraqitet pozititv përgjatë qershorit të vitit. Fluturimet e kryera janë 3,732 duke pësuar rritje me 55.8%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Rritje vërehet edhe përgjatë gjatëmujorit të parë të vitit me 99.7%.

Related Posts

Leave a comment