Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pothuaj 1/3 e shqiptarëve nuk preferojnë as Ramën, as Berishën, e as Metën

-640-0-zaloshnja-797x540

Nga një sondazh elektronik me 1938 të anketuar, qëe zhvillova në 24 orët e fundit, rezultoi se pothuaj 1/3 e shqiptarëve (31.7%) nuk pëlqejnë as Ramën, as Berishën, e as Metën. Ndërsa ndër të tre, 38.6% preferojnë Ramën, 25.5% Berishën, dhe 4.3% Metën (shihni Tabelën 1).

Nga të dhënat demografike dhe elektorale tëtë anketuarve, si dhe nga preferencat e tyre ndaj politikanëve, mund të bëhet ky ekstrapolim i përafërt:

Rreth 810 mijë banorë të rritur janë simpatizantë të Ramës, rreth 535 mijë të Berishës, rreth 90 mijë të Metës, dhe 665 mijë të asnjërit.

Meta rezulton të ketë suficit në përkrahje te grupmosha 18-34 vjeç, ndërkohë që ka deficit te grupmosha 50-64 vjeç (krahasuar me shpërndarjen moshore të popullsisë së rritur). Ndërsa Rama e Berisha kanë shpëndarje moshore të përkrahësve të tyre të ngjashme me të popullsisë së rritur (shihni Tabelën 2).

Siç pritej, shumica dërrmuese e simpatizantëve të tre politikanëve kryesorë votuan vjet për partitë respektive (shihni Tabelën 3).

SHËNIM STATISTIKOR: NË NJË SONDAZH ELEKTRONIK NUK ËSHTË E MUNDUR TË MATEN NË MËNYRË RIGOROZE MARZHET E GABIMIT STATISTIKOR PËR SECILIN REZULTAT. SIDOQOFTË, MUND TË PËRCAKTOHET ME PËRAFËRSI MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT NË PËRGJITHËSI, QË NË SONDAZHIN AKTUAL NUK E KALON PLUS/MINUS 3%

Related Posts

Leave a comment