Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi në burgun Olenvika, OKB: Gati për të nisur hetimet

-640-0-1659191828x62e53e0030cb3okb-378

Organizata e Kombeve të Bashkuara është e gatshme të dërgojnë një ekip ekspertësh për të hetuar bombardimin e burgut “Olenivka” në Republikën e Vetëshpallur pro-ruse të Donetskut. Lajmin e bëri të ditur Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq.

“Kombet e Bashkuara pretendojnë gjithashtu se mbështesin plotësisht iniciativat e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.”, u shpreh ai.
Kujtojmë se sot pati një sulm me raketa në Olenivkës, ku humbën jetën 53 persona, të burgosur ukrainas.

Saktësisht se çfarë ndodhi në kampin e burgut në Olenivka, i cili kontrollohet nga Republika Popullore separatiste e Donetskut e mbështetur nga Rusia, mbetet e paqartë. Ukraina thotë se vendi ishte në shënjestër të Rusisë në një përpjekje për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjeve

Related Posts

Leave a comment