Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rritet çmimi i bulmetit, qumështi 30 lekë më shtrenjtë, mungon djathi

-640-0-qumesht-pluhur-720x540

Qumështi i paketuar dhe nënproduktet do të shiten më shtrenjtë nga sot. Kompanitë e përpunimit Qumështi i paketuar dhe nënproduktet do të shiten më shtrenjtë nga sot. Kompanitë e përpunimit thonë se janë rritur kostot e lëndëve të para, dhe në këtë mënyrë një shishe qumështi 1.4 litra do shitet 190 lekë, nga 160 lekë që ishte në korrik.

Shtesa prek edhe 54 artikuj të tjerë të ambalazhuar, duke rritur drejtpërdrejt kostot e jetesës në familjet shqiptare.

Nga qershori i vitit të kaluar çmimet janë rritur gradualisht, deri në 19% për grupin e bulmeteve, ndërsa vendi përballet edhe me uljen e numrit të lopëve e deleve.

Në vështirësi janë vënë kryesisht baxhot, të cilat thonë se rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djathë. Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim.

Related Posts

Leave a comment