Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tjetër pistë për Brojën: Tani Lampard e do tek Everton

-640-0-bf2007bb18965aeebb71911b812ae8a4

E përditshmja e njohur britanike, “Daily Mail”, ka bërë të ditur se trajneri Frank Lampard ka kërkuar nga drejtuesit e Evertonit të nisin negociatat me Çellsin për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

Ky i fundit shihet si zëvendësues ideal për Riçarlisonin tashmë të larguar. Sulmuesi kuqezi mund të shitet gjatë kësaj vere nga klubi londinez në rast të ndonjë oferte të majme. Sipas asaj që raporton e përditshmja në fjalë, Lampardi po e kërkon me ngulm transferimin e 20-vjeçarit, që po kërkohet edhe nga skuadra të njohura evropiane.

Madje atyre u është shtuar edhe Reali i Madridit, siç raportoi të premten “The Evening Standard”. Edhe mediat spanjolle raportuan gjatë javës se bëhet e ditur se Broja po pëlqehet nga skuadra madrilene, e cila do të tentojë t’i sigurojë shërbimet e tij.

Broja është pjesë e Çellsit dhe sezonin e shkuar pati paraqitje të mira në huazim te Sauthemptoni. Por, sidoqoftë, shqiptari pret ende të mësojë rreth të ardhmes së tij tek blutë e kryeqytetit britanik.

Nga një anë, ofertat nuk mungojnë, ndërsa nga tjetra, klubi londinez duket se ka ndër mend t’i japë hapësira lojtarit në të ardhmen dhe e sheh si një alternativë për repartin e avancuar të Tomas Tuhel. Megjithatë, dyshimet rreth qëndrimit apo jo të tij vazhdojnë dhe kjo shihet edhe nga fakti se klubi nuk i ka besuar ende një numër fanellë sulmuesit shqiptar.

Broja luajti titullar në miqësoren ndaj Udinezes duke mbajtur të veshur fanellën me numrin 39 në këtë sfidë. Edhe në faqen e klubit, emri i Brojës shfaqet në përbërjen e ekipit të parë të londinezëve. Por ndryshe nga shumë futbollistë të tjerë të bluve, për të nuk është caktuar ende numri i fanellës i cili zakonisht shoqëron foton e futbollistëve.

Related Posts

Leave a comment