Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kjo nuk është Shqipëria që duam…

C4B82311-0531-4735-81A1-84F3BD896C8E

Nga Marjana ÇIKU-

Teksa shoh lajmet e frikshme që kanë pushtuar vendin këto kohë, mendja më shkon te Konica mendjendritur, i cili e ka thënë që kaherë që Shqipëria nuk bëhet nga shqiptarët“. 

Ne qytetarët e këtij vendi mendojmë se jemi të mbrojtur nga shteti ynë, i cili e ka detyrë bazike këtë shërbim, në fakt e kemi gabim! Kjo pasi Shqipëria në këto momente nuk na përket më neve, nuk është më e jona. Është e atij politikanit të korruptuar, e atij lacit me zinxhir të trashë floriri, e atij trafikantit me makinë luksoze, e atij tipit që sot ndalohet nga policia e nesër nxirret nga gjykata.

Një jetë e pafajshme u shua ditën e djeshme. Sa jetë të tjera do të shuhen deri sa ky vend të ndryshojë? Një familje e cila nga malli për vendin e tyre, erdhi në plazhet e atdheut, por e pagoi shumë shtrenjtë.

Bilanci i viktimave për këtë sezon turistik në plazhet shqiptare konfirmon mosfunksionimin e ligjit për sigurinë në këto ambiente, por jo vetem.
Më thoni një vend në Shqipëri ku ndiheni të sigurt, vetëm një
? Nëse dikush arrin të më thotë një, unë tërhiqem nga ky argument. Por nuk besoj të dal dikush, pasi as nëpër shtëpitë tuaja nuk jeni të sigurt! Jo më kot shqiptarët i bëjnë dritaret e shtëpive me hekura si në asnjë vend tjetër, kjo pasi frika dhe pasiguria është kudo.

Në një vend ku ligji nuk funksionon, dhe pushtetarët tanë rrinë e bëjnë sehir teksa këtë vend e merr lumi, mendoj për atë shprehjen e të moshuarve: “Në këtë vënd jemi bërë të ikim natën…“ por jo, do ikim ditën me daulle dhe trumpet, se ka vajtur aty ku nuk mban më!!!

Related Posts

Leave a comment