Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gledis Nano, për ngushëllim në familjen Avdia: Kam ardhur si prind dhe qytetar

1659602687_Screenshot1-750x375

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka shkuar sot paradite për një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia, që humbi vajzën e tyre 7-vjeçare Jonada, në ngjarjen tragjike në Potam.

Nano tha se nuk do “që të keqinterpretohet vizita ime këtu”.

“Kam marrë pjesë për t’i shprehur me shumë hidhërim ngushëllimet e mia për humbjen tragjike te fëmijës.

Kam ardhur si prind dhe qytetar dhe falënderoj familjen Avdia që i mirëpriti ngushëllimet e mia.

I mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur të gjithë atë që ndodhi“, tha për media kryepolici Nano.

Related Posts

Leave a comment