Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Vetëm 2 ditë pas tragjedisë në Himarë, “i çmenduri” me ‘Jet Ski’ i rrezikon jetën e pushuesit në Shëngjin

jet-750x375

Vrasja me skaf e 7-vjeçares nga polici Arjan Tase në Himarë nuk është bërë ende mësim për shqiptarët që t’i përdorin me kujdes mjetet lundruese në breg. Një video e shpërndarë sëfundmi në rrjetet sociale tregon se si një burrë i ka shpëtuar për pak vdekjes teksa një “i çmendur” bën një manovër të rrezikshme me motor uji në vendin e mbushur me pushues.

Burri ishte duke notuar pranë bregut, ndërkohë që i afrohet një i ri me motor uji duke e kthyer atë në 180 gradë, gjë që ka rrezikuar seriozisht jetën notuesit.

Dy ditë më parë, polici Arjan Tase, ish-shef i Komisariatit të Himarës vrau me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit pasi e futi mjetin lundrues në plazhin e mbushur me pushues. Dyushohet se skafi i Tases përdorej për trafik droge dhe e kishte në pronësi të tijën pavarësisht se me dokumente figuronte në emrin e dikujt tjetër.

Fillimisht AMP njoftoi se do të hetohej për “vrasje nga pakujdesia”, por prokuroria e Vlorës hodhi poshtë mbrojtjen e policëve ndaj kolegut të tyre duke e akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje”.

Related Posts

Leave a comment