Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përshtati lokalin për përdorim droge në Tiranë/ Arrestohet menaxheri dhe klienti, në kërkim pronari

Policia-1-1068x600

Dy persona kanë rëndë në prangat e policisë së Tiranës dhe një i tretë është shpallur në kërkim për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”

Blutë e kryeqytetit goditën një rast të përshtatjes së lokaleve për përdorim droge.

Në pranga ra  E. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, menaxheri i lokalit, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; A. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, klient në lokal, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërsa  në kërkim u shpall pronari i lokalit, shtetasi I. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer ne bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në rrugën “Sulejman Delvina”, në pronësi të shtetasit I. Ç. dhe me menaxher shtetasin E. V, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, si dhe mjete që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.

Related Posts

Leave a comment