Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimi i gazetares ruse si spiune në Kosovë, Reuters: Rusia është aleati kryesor i Serbisë, ashtu si Beogradi është kundër pavarësisë së Kosovës

-640-0-1659860086x297268532-458008479668767-4947294867457975258-n-542x360-1-826

Ministri i Brendshëm i Kosovës tha të shtunën se është arrestuar një gazetare ruse në kufi me dyshimin se ajo mund të ishte spiune dhe autoritetet e sigurisë po kërkonin “qëllimet e saj”.

Ministri i Brendshëm i vendit Xhelal Sveçla tha se bëhej fjalë për gazetaren Daria Aslamova.

“Shumë vende kanë vërtetuar se ajo ishte e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ajo pretendonte të ishte gazetare”, tha Svecla në deklaratën për shtyp.

Reuters nuk mundi të verifikonte akuzat e Sveçla. Gazetarja nuk ishte e disponueshme për koment dhe ishte e paqartë nëse ajo kishte punësuar një avokat.

Sveçla ka publikuar në faqen e tij në Facebook disa foto të gazetares me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe një tjetër me presidentin sirian Bashar al-Assad ndër të tjera.

Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe ashtu si Beogradi është kundër pavarësisë së Kosovës.

Tensionet mes fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, Kosovën dhe Serbinë janë ndezur kohët e fundit dhe kanë arritur “kulmin”  javën e kaluar pas marrëveshjes për targat.

Tashmë detyrimi është shtyrë.

Serbët etnikë përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së Kosovës, që është 90 për qind shqiptarë etnikë.

Related Posts

Leave a comment