Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Greqi/ Skafi tërheq zvarrë dhe vret 62-vjeçaren pasi u hodh me parashutë

-640-0-51b7b9704ba2fc6a4c8a6d9bdd28efd3

Një e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 62-vjeçare ka gjetur vdekjen në sy të të gjithë familjes së saj teksa shijonte pushimet në Sivota të Greqisë. Gruaja është hedhur me parashutë në kufirin mes Sivotas dhe Korfuzit, por jo gjithçka ka shkuar siç ishte parashikuar.

Parashuta ka ngecur tek një skaf që po lundronte me shpejtësi dhe 62-vjeçarja është tërhequr zvarrë. Skafi ka vijuar lundrimin duke tërhequr gruan në fjalë dhe duke e vrarë. E gjithë skena është parë nga familja e 62-vjeçares të cilës kanë alarmuar autoritetet vendase me ulërimat e tyre.

Drejtuesi i skafit është marrë nga policia dhe për të po ndiqen procedurat përkatëse. Pritet që ai të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat që sollën humbjen e jetës së gruas në mënyrë tragjike.

Related Posts

Leave a comment