Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KRYEREDAKTORËT…NË VITIN 1991

162280336_130278272433928_1183111521961208503_n
Nga Mitro Cela
Thonë se sfurku nuk lind si gjithë gjallesat e tjera.
Në fillim ha plaçkat e barkut të nënës. Pastaj çan barkun e së ëmës dhe del jashtë!
SAADIU
Këtë radhë do të lexoni bëmat në gazetën “Rilindja Demokratike”. Do të rrëfejmë për pjesën e padukshme të ajsbergut.
Po pse?
Sepse pjesën e dukshme mund ta këndojë çdo lexues në faqet e gazetës.
Në formë, rrëfimi ynë të kujton një përrallë të lashtë me një ndryshim të vogël:
Përrallat janë me mbret. Në këmbë të mbretit, ne do të kemi kryeredaktorë.
Mbretërit luftonin me palla.
Ne me thika prapa shpine…
Le ta fillojmë!
Na ishte një herë një gazetë.
E lindi këtë gazetë, një nënë e rëndë, me emrin Partia Demokratike.
Lindi në shtrëngatë:-5 janar 1991.
Frynte erë e dyfishtë:
…nga perëndia-ishte palca e dimrit,
…nga qeveria-sepse ishte në buzë të humnerës.
Kjo gazetë e bekuar nisi të këndohet në fundin e shekullit të 20-të.
Me ne fitojnë të gjithë!
Ec e ec dhe gazeta, kjo çupëzë e vogël, u “martua” me fjalëshkruesin e famshëm Frrok Çupi.
Në muajin e gjashtë, Çupi bëri divorc.
Me shqipen e asaj kohe: dorëzoi çelësat.
Mbi fik, po atë ditë do të hipte një njeri që kishte për adash Napoleon Bonapartin e madh!
Edhe Napolon Roshi nuk i gëzoi shumë nishanet.
…jetohej në kohë të ndritura. Ky vend i varfër, ishte shumë pjellor në politikanë të klasës së parë.
Dhe, kur ka shumë politikanë cilësorë, edhe kryeredaktorët mbijnë si kërpudhat pas shiut!
Ik e ik dhe përsëri na mbiu një tjetër kryegazetar.
Ishte lindur në Përmet dhe quhej Mitro Çela.
Më parë se përmetari të merrte karrigen, Napolonit i kurdisën një komplot:
tëpkë si me Bonapartin.
Me një ndryshim të vockël:
Bonaparti humbi fushave të Vaterlosë,
Roshi i humbi nishanet në bordin e një aeroplani “Çarter”, që fluturonte nga Tirana për në Romë!
Por, edhe Mitroja nuk e pati shumë të gjatë, sepse, sipas kronikave të kohës, balta e fshatit që e ngjizi, nuk bëhej poçe.
As mot mot dhe ja: ia dorëzoi fronin
Bashkim Trenovës.
Bashkimi bustin e kishte në karrige, ndërsa mendja i punonte… për kolltukun e ambasadorit.
Dhe fjala e tij në vesh të Perëndisë (lexo Presidentit Berisha).
Pas një viti, la Tiranën për Brukselin.
Siç shkruajnë defterët e kohës, ishte i vetmi kryeredaktor që u largua me dëshirë dhe me ngjitje!
Këndo e këndo dhe do të mësojmë se, në 6 vjet, gazetën e “mbretëruan” 7 kryeredaktorë.
(Njëri më i zoti se tjetri. Përjashtim bën autori i këtyre radhëve, që u shkarkua për paaftësi. Mitro Çela, de).
Nëna e madhe Parti, nuk e mbante barrën më shumë se 8 muaj.
Pillte.
Sipas qitapit të mjekut, ata që lindin tetanikë, në 99 për qind të rasteve, nuk e kanë jetën të gjatë.
Kështu zbuluam edhe sekretin, pse shefat e “RD”-së, në një ditë, në zyrën e kuadrit, merrnin dy fermanë:
të ngarkimit dhe të shkarkimit!

Related Posts

Leave a comment