Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

ABSURDI I QEVERISE/ KUSH E KA PENSIONIN MBI 13.200 LEKE NUK E MERR 3000 LEKESHIN E REZISTENCËS SOCIALE

23795382_1707040569329383_252674535355566035_n (1)
Nga Xhovan SHYTI –
Në një lajm të fundit të transmetuar nga media komunikohet se Qeveria ka planifikuar të rikthej paketën e Rezistences Sociale për shtresat në nevojë, ku midis të tjerëve përfshihen edhe marrësit e pensioneve të ulta.
Shuma e planifikuar ne pakete eshte dhenia e 3000 lekeve shtese per pensionist gje qe, sipas qeverise, behet per te kompesuar rritjen e çmimeve te artikujve te shportes.
Skema nuk eshte e panjohur. Qeveria e aplikoi ate edhe ne 3 muajt e shkuar: mars, prill, maj duke u dhene te njejten vlere, pra 3000 leke çdo pensionisti qe perfitonte pension mujor deri ne shumen 13.200 leke. Te tjeret qe perfitonin qofte dhe 1 qindarke me shume se ky kufi nuk e perfituan shtesen e kompesimit 3000 leke, a thua se ata jane te psur dhe nuk kane nevoje per kete shume qe ndikon diçka ne shpenzimet mujore.
Si atehere dhe tani, zyrat perkatese te qeverise e hartuan lajmin pa dhene detaje rreth kufirit te shumes se lekeve te pensionisteve perfitues te 3000 lekeve as dhe per numrin e pensionisteve perfitues.
Pra ne njoftimin zyrtar mediatik nuk citohet se shumen 3000 leke e perfitojne ata persona qe e kane pensionin mujor deri ne 13.200 leke dhe nuk e perfiton askush tjeter qe e kalon kete kufi qofte dhe me qindarka.
Pse nuk jep detaje qeveria por e harton lajmin sipas interesit te vet, duke fshehur te verteten?
Se pari sepse keshtu krijohet ideja se perfitues te paketes se ndihmes jane te gjithe pensionistet, pa kufi shume mujore te perfituar, nderkohe qe pensionistet perfitues te mbi 13.200 lekeve e siper perbejne nivelin me te madh te pensionisteve, qe edhe ne kete pakete te dyte, nga sa po, duket do te mbeten pa 3000 lekeshin e paketes se Rezistences Sociale.

Related Posts

Leave a comment