Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fjalë të komplikuara për njeriun e thjeshtë

download (1)
Balil Gjini
Ngado më kanë porositur të jem i thjeshtë. I dashur, i respektueshëm, njëplanësh. E përse i thjeshtë kur bota përreth, të cilën duhet ta njoh, është kaq e komplikuar? E përse i thjeshtë kur njeriu komplikon teknologjinë: telefonat, komjuterat, armët?
Shprehja me ç’duket është tipike e jona dhe vjen nga koha e komunizmit. Njeriu i thjeshtë atëherë ishte një “tabula rasa”, që i donte të tjerët, ulej gju më gju me popullin, urrente egoizmin, urrente të diturit. Shprehja drejtohej kundër atyre që mund ta rrezikonin rendin: intelektualëve. Gjithçka duhej ta drejtonte partia.
Por, duhet pranuar: sa më i komplikuar dhe i ditur njeriu, aq më e fortë aleanca e tij me djallin. Ka të drejtë Niçja: njeriu i ditur është si një pemë që, teksa degët i shtrin drejt qiellit, rrënjët i ngul në tokën e së keqes. Ide kjo që e gjejmë edhe tek Fromi “Njeriu që hëngri frute nga druri i diturisë e humbi njëherë e mirë Parajsën”
Po atëhere si? Duket se ka një kontraditë. Sa më i ditur njeriu aq më fatkeq (ide kjo e dhënë qysh në antikitet prej Herodotit). Njeriu ka ardhur në jetë për të qenë i lumtur, e rimerr tezën Kundera, por të lumtur janë vetëm idiotët e budallenjtë (pra njerëzit e thjeshtë). Dhe më tej vazhdon: a mos vallë Zoti ka bërë një shaka me të diturit dhe ua ka hedhur çelësin e lumturisë në det?…
Hajt mere vesh, të jam rixha!

Edit

Related Posts

Leave a comment