Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Veliaj: Të mos lejojmë të na drejtojnë më fuksat e sigurimit që ngatërrojnë Tiranën me Kabulin

-640-0-1660301026xveliaj-959

Akuzave të Ilir Metës se e ka bërë Tiranën të pajetueshme, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur sërish sot gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.

“E di që ka nga ata që e quajnë veten “çuna të Pazarit” dhe kanë nostalgji për Tiranën e fuksave duke e ngatërruar Tiranën me Kabulin, por fakti është ky, që, siç erdhën këta nga qytetet e tjera dhe ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne, ashtu kjo Tiranë do ofrohet edhe për studentët që janë këtu, të cilët 9 nga 10, sipas statistikave, nuk kthehen më në qytetet e tyre; 9 nga 10 do vijnë në Tiranë, 9 nga 10 do gjejnë një punë në Tiranë, do krijojnë një familje në Tiranë dhe do të sjellin fëmijët tek kjo shkollë.

Eshtë pa sens jo vetëm të krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke hallet e “Sigurimit”, po është racizëm banal që të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, po na mbingarkohet, kur vetë je histori suksesi, je bërë edhe kryeministër edhe president, i ke pasur të gjithë të mirat e kësaj bote prej kësaj Tirane, që u hap për ty dhe do të hapet edhe për të gjithë të tjerët që do të vijnë, sepse është destini i Tiranës”, ka thënë Veliaj gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.

Veliaj tha se edhe ata politikanë që edhe 30 vite i kanë patur të gjitha detyrat e shtetit, të mësojnë nga emri Bashkim Fino, “që na bëri bashkë në ditët më të vështira, ndërsa sot edhe pse jemi në ditët më të mira dhe ka njerëz që duan të na përçajnë, kjo ska për të ndodhur. Sa kohë do i japim fëmijëve shkollat më të mira, sdo kemi më fuksa”.

Related Posts

Leave a comment