Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hoqi me forcë flamurin turk në “Gjirin e Lalzit” dhe e hodhi në det, arrestohet 48-vjeçari

-640-0-1660479267xscreenshot-5-7-725

Një 48-vjeçar, i cili hoqi me forcë flamurin e shteti turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit është arrestuar nga policia.

Pas disa orësh kërkime, u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Sh.S, 48 vjeç banues në Mazrek, Tiranë.

Policia deklaron se kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.

Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale  “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a comment