Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti Begaj në Prishtinë: Mbështesim aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO

-640-0-1660558099x1660557349-screenshot1-651

Presidenti Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë, me ftesë të homologes Vjosa Osmani. Në konferencën e përbashkët për mediat, Begaj tha se është i lumtur që viziton shtëpinë e Shqiptarisë dhe e vendosi theksin te mbështetja që Shqipëria i jep Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vij në shtëpi. Në shtëpinë e shqiptarisë. Aty ku shtëpia është e zotit dhe e mikut. Dy dialekte dhe një gjuhë. Dy republika dhe një komb. Kjo është harta jonë patriotike për rrugën drejt Brukselit. Së bashku fituam luftën dhe bashkë do të luftojmë për të ruajtur paqen.

Kjo është motoja në çdo kulm kulle dhe çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Dardani. Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijim e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë dhe identitet kombëtar nuk do arrijë të zbehë përpjekjen. Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Begaj.

Më tej Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe përshëndeti “maturinë e autoriteteve për mënyrën e menaxhimit të situatës së 31 korrikut” në Veri të /Kosovës, ku zbatimi i reciprociteti nga Prishtina zyrtare nxiti zemëratën e serbëve lokalë, që sulmuan me armë policinë e Kosovës.

 

 

Related Posts

Leave a comment