Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Serbia: Na u kërkua njohja e pavarësisë së Kosovës

-800-0-cd6a1f2009eb57115172739e977df421

Mediat serbe raportojnë se vendet kryesore të Perëndimit që menaxhojnë stabilitetin e Kosovës, të njohura si vendet e QUINT-it u kanër kërkuar përfaqësuesve serbë të njohin pavarësinë e shtetit ballkanik.

Mediat në fjalë citojnë kreun e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Petar Petkovic, kreun e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe katër kryebashkiakë serbë të Kosovës që kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it i mbajtur me dyer të mbyllura:

Vendet e tyre mbështesin pavarësinë e Kosovës ndaj kjo është arsyeja pse përfaqësuesit në fjalë mbështesin pavarësinë, ata mbështesin absolutisht vendimet e Prishtinë dhe në veçanti ata nënvizojnë dhe theksojnë mbështetjen për vendimin e Prishtinës për target, është shprehur Rakiç.

Sipas tij përfaqësuesit serbë e kanë refuzuar idenë duke theksuar se kjo vjen në kundërshtim me marrëveshjen e bërë, por nga ana e ambasadorëve është kërkuar që serbët të “përballen me faktet në terren”.

Takimi vjen një ditë para përballjes mes Vuçiç dhe Kurtit në Bruksel ku ende nuk është e qartë se çfarë mund të dalë.

Related Posts

Leave a comment