Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

-640-0-ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, lidhur me presionin e bërë ndaj SPAK për të arrestuar ish-kryeministrin Sali Berisha, ai u shpreh se është e garantuar se provat për të janë.

Ai tha se nëse ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë më deputet në Parlament shqiptar ai beson se do të filloj procesi penal si gjyq. I pyetur lidhur me vizitën e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Uashington pak ditë më parë nëse do të sjellë arrestime në nivele të larta në politikën shqiptare, duke parë dhe zhvillimet e fundit ku funksionarë të lartë janë thirrur në SPAK, ai tha se po ky është qëllimi i vizitave të tilla.

Ngjela tha se në shtator do kemi ngjarje të reja në funksion të antikorrupsionit. Teksa foli për nismën ligjore të ndërmarr nga Partia Socialiste e cila ka paralajmëruar së fundmi një nismë ligjore që në shtator të këtij viti do të përjashtojë nga Kuvendi të shpallurit “Non Grata”, por edhe të lidhurit me ish-Sigurimin e Shtetit, ai tha se atëherë  kur duhej bërë kjo gjë nuk u bë, ndërsa vijoi më tej duke thënë se duhet parë ligji se mund të jetë  edhe arbitrar.

-Zoti Ngjela, ditët e fundit po shihet një presion i fortë ndaj SPAK që të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha? Nga ana tjetër, ky i fundit po e sulmon fort sistemin e drejtësisë? Mendoni se do marrë fund paprekshmëria e Berishës dhe a ka sot prova për korrupsionin e tij?

Nuk mund të flasim për prova në një kohë që state departament e ka nxjerr atë non grata për korrupsion dhe krime te tjera, state departament nuk  mund të gënjej për një politikan që i ka rënë pushteti në Shqipëri, kështu që është e garantuar që ka prova. Por, çfarë do të ndodh me  këtë?  Profesionalisht mund të them se Berisha është akoma deputet, anëtar i Parlamentit dhe mesa kam parë në Parlament kanë hyr dy projektligje që mendohet të miratohen në shtator, ku njëri është që pot ë jesh non grata nuk mund të jesh deputet dhe me anë kësaj kërkohet që të hiqet Saliu si deputet që një person non grata  nuk mund që të jetë deputet. Ka disa legjislacione të vendeve perëndimore e kanë këtë në Kushtetutën e tyre. Pra këtu kuptohet se ka një vazhdimësi, pengesa ka qenë se është deputet, krijoj edhe një parti por që nuk ishte ligjore, është në  opozitë por  nuk është kryetar i opozitës sepse Partinë Demokratike e ka Alibeaj. Nëse ai nuk do të ishte deputet nuk do ti kishte këto forca dhe nëse hiqet si deputet në funksion të ligjit se ligji duhet të miratohet, por ligji është në 2 të 3-tat, pasi të mos jetë më deputet duhet që të shohim se si do operohet me procesin penal. Nëse SPAK e fillon çështjen penale, arrestimin se bën dot se ai është deputet,  i duhen 2 të 3-tat në Parlament, ndërsa  në momentin që ai nuk do jetë deputet besoj se do filloj procesi penal, si gjyq, pastaj se si do dal gjyqi kjo nuk dihet.

-Mendoni se vizita e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Uashington do të sjellë arrestime në nivele të larta në politikën shqiptare, duke parë dhe zhvillimet e fundit ku funksionarë të lartë janë thirrur në SPAK?

Vizita të tilla nuk bëhen për turizëm, as për ndonjë mbledhje, këto bëhen për atë që thatë ju se duhet që të ketë arrestime ne nivele të larta në Shqipëri, flasim gjithmonë për karakterin antikorrupsion. Fakti që Shqipëria sot është në reformë të madhe anikorrupsion duhet që të kemi parasysh që SPAK kërkon mbrojtje sepse reformën antikorrupsion në funksion të procesit penal e bënë SPAK-u, po SPAK a ka mbrojtje fizike? Deri para 4 muajsh që jam interesuar unë më kanë thënë që nuk ka, por nga lajmet dhe shenjat që po shohim ka dal në kongresin amerikan shuma që duhet për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe antikorrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Fakti që ka dal shumë natyrisht që besoj se ka ardhur edhe mbrojta e SPAK-ut, sepse këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. Mendoj se në shtator do kemi ngjarje të reja në funksion të antikorrupsionit.

-Ndërkohë, pak ditë më parë doli lajmi se Britania ka paralajmëruar një tjetër “listë të zezë”, mendoni se emri i ish-presidentit Ilir Meta ndodhet aty duke qenë se ai është akuzuar për korrupsion?

Mesa di unë sipas ligjit britanik, ata nuk i bëjnë publike por i dërgojnë letër në shtëpi se edhe Saliut ia dërguan në shpi. Ligji klasik i tyre non gratën e  konsiderojnë raport midis pushtetit gjyqësor  amerikan dhe individualitetit tënd, privatësisë tënde, ti nëse do e bënë publike, por ata nuk e bëjnë.

-Partia Socialiste ka paralajmëruar së fundmi një nismë ligjore për në shtator që pritet të përjashtojë nga Kuvendi të shpallurit “Non Grata”, por edhe të lidhurit me ish-Sigurimin e Shtetit, ku në skenë së fundmi ka dalë emri i Ilir Metës, mendoni se do ta përmbushë e majta këtë mision?

Kjo gjë nuk ka më efekt të madh politik, atëherë  kur duhej bërë këta nuk e bënë, se çfarë do bëjnë tani kjo nuk dihet, por më mirë vonë se kurrë. Kur të dal projektligji do e shohim se këta thonë shumë gjëra dhe nuk i realizojnë, duhet parë ligji se mund të jetë edhe arbitrar.

-Në Shqipëri është rikthyer debati për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për shkak se Autoriteti i Dosjeve në një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, aludon se ish-Presidenti i Shqipërisë, tanimë kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë spiun i ish-Sigurimit. Sa qëndron ky pretendim sipas jush?

Është çështje dokumentare, nuk flas dot pa më  paraqitur dokumentin sepse është  një çështje që derivon nga dokumenti i shkruar, nga firma. Ka shumë të pavërteta që qarkullojnë. Të gjitha shtetet që kanë bërë përmbysje të mëdha demokratike dhe kanë realizuar shtypin e lirë dhe privat kanë ecur ndaj konspiracionit për të shitur programet televizive, librat sepse audienca ka paranë, mirpo në 100 vite perëndimi është i stabilizuar ne këtë drejtim nuk ka budalliqe të tilla se ka krijuar dy tre televizive në rang ndërkombëtar që janë serioze. BBC se shkel kurrë parimin e të vërtetës, mund të gaboj por jo me qëllim, ne se kemi duhet që të ishte televizioni shqiptar. Nëse televizioni shqiptar do kthehet në një perandori të së vërtetës do jetë gjë e madhe për shtypin shqiptar.

-Ish-presidenti i vendit Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë bërë thirrje se do të zhvillojnë  protesta. Si e shihni këtë?

Pyetja që ngrihet është, se ata duan që të vijnë në pushet me revolt pa vota? Po kush i lejon në një vend të NATO-s kush të lejon që të bësh  gjëra të tilla, por ata se bëjnë dot këtë gjë sepse nuk kanë forcë. Protesta është shëndet për demokracinë, por nuk është  revolucion.

-Gjykata e Apelit ende nuk ka dhënë një vendim sa i përket statutit të Partisë Demokratike. Ju duket një vendim që duhet të ishte dhënë?

Gjykata e Apelit në fakt ka një farë të drejte sepse ajo nuk pranon që të bëjë pështjellim shoqëror. Nëse do ta kishte dhënë në favor të Saliut nuk do të kishte pështjellim shoqëror sepse mbështetësit e Alibeajt janë intelektual, por fakti që se jep ka shqetësimin e vet si gjykatë sepse mund të shkel rëndë ligjin dhe që të respektojë ligjin duhet që t’ia jap Partisë Demokratike që është ligjore. Para disa muajsh a u bënë zgjedhjet lokale, si hyri Saliu në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike? Ai doli në koalicion me Metën dhe nxirrte edhe siglën e Partisë Demokratike dhe pa thënë fare se është me Partinë Demokratike. Po kë gënjente Saliu, politikën amerikane, apo njerëzit që i venë nga mbrapa.

Related Posts

Leave a comment