Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Atentati në Elbasan/ Viktima po hipte në makinë kur u qëllua me breshëri, autori i veshur me të zeza…

LAJME-15-30-DT-17-GUSHT-2022.02_37_14_18.Still018

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku ka mbetur pa jetë shtetasi Madrid Ulqinaku 25-vjeç.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Madrid Ulqinaku është qëlluar me armë zjarri nga 20-vjeçari me inicialet K.SH., sapo ka tentuar të hipte në makinën e tij.

Ai ka dalë nga lokali ku po konsumonte kafe, pranë stadiumit Elbasan Arena, ku është qëlluar dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Related Posts

Leave a comment