Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

QEVERIA RAMA, E ÇIMETUAR, S’KA ZOT QË E LARGON ME VOTA

23795382_1707040569329383_252674535355566035_n (1)
Nga Xhovan SHYTI –
Ngado që të kthehemi, çfarëdo që të analizojmë e komentojmë pathyeshmëria e pushtetit qeverisës të Edi Ramës mbetet në fuqi absolute. Jo nga që është e suksesëshme, jo nga që po i mban zotimet elektoral të “rilindjes” shumëdimensional të vendit, por sepse në horizontin e politikës shqiptare s’duket të ketë tjetër forcë politike më të “mirë se “rilindja” rrjedhoj e të cilës është qeveria Rama 3.
Nëse do ta krahasojmë këtë kabinet të tretë me dy të mëparshmit: atë 2013-2017; 2017-2021; 2021 e në vijim do të konstatojmë, pa shumë sforco, se ky kabineti i fundit është më i dobëti, më i përfoluri për amatorizëm drejtimi, më i mbrapështi dhe i dalëboje që në muajt e parë të mandatimit qeverisës.
E megjithatë, ironikisht, kabineti Rama 3 mbetet i çimentuar, i pathyeshëm, i pakonkurueshëm në qeverisjen e vendit, edhe pse e theksojmë: pjesa dërmuese e elektoratit të votuesve shqiptarë janë të pakënaqur nga qeverisja e Kryeministrit, të “rilindjes” për shkak të zhgënjimit nga mosmbajtja e premtimeve të bujëshme elektorale etj.
Veçanërisht nga zhytja në varfëri e shumicës dërmuese të popullsisë.
Nga rritja drastike e kostos së jetesës dhe papërballueshmëria e saj me të ardhurat që ofron politika zyrtare e qeverisë ;
Nga mungesa e politikave sociale;
Nga korrupsioni i paparë zyrtar flakët e të cilit në vend të vinin drejt shuarjes janë kthyer në flakadan të pafikshëm;
Nga zbrazja e buxhetit të taksapaguesve për të kënaqur oligarkët e pushtetit;
Nga zbrazja e vendit prej rinisë që në mungesë të një prespektive optimiste si kreshendo ka zgjedhur arratisjen drejt perëndimit;
Nga amatorizmi i drejtimit dhe kokëfortësia për të mos iu shqitur kolltuqeve edhe kur kufiri i tolerancës tejkalohet maksimalisht.
Sipas raportimeve zyrtare brenda tetë muajve të këtij viti në Shqipërinë e “rilindjes”, me vetëm 2.8 milionë banorë të mbetur ende, kanë ndodhur 42 atentate, janë vrarë 24 persona dhe plagosur 23 të tjerë. Çduhet më shumë që në mungesë të vullnetit për tu dorëhequr, Ministri me gjithë soj sorollopin që e rrethon të shkarkohet?
Më shumë se 80 % e rreth 700 mijë pensionistëve vijojnë të paguhen me pensione mujore nga 13.200 në 30 mijë lekë, një standart ky që për vite e vite ka mbetur i pandryshuar, duke njohur fare pak rritje para fushatave elektorale, turpësisht, me nga 200-400 lekë. Ndërkohë që niveli i të tillë pensioneve mbetet mjeran ai i “pensioneve të posaçme”, ku hyjnë ish deputetë, ish ministra, e isha të nivelit të lartë zyrtare nuk njeh ndalje.
Statistikat e nxjerra nga raportet ndërkombëtrave flasin për shifra alarmante në nivelin e ulët të jetesës së shqiptarëve, 75% e familjeve të të cilëve të ardhurat mujore i shpenzojnë për të përballuar jetesën: ushqimin, faturat, taksat etj., duke harruar argëtimet modeste dhe mos kursyer asnjë qindarkë. Të vetmit që kanë rritur fitimet dhe nuk e njohin krizën janë rrethet e “oligarkëve” të pushtetit dhe ish pushtetarëve të zhytur në afera e korrupsion miliona eurosh, të cilët në mungesë të dhënies llogari dhe daljes para drejtësisë jetojnë si “sheik”. Të patrazuar nga askush!
Arsye kjo që pas shiut e breshërit qeveria “rilindja” po derdh qametin financiar mbi buxhetin e taksapaguesve duke e bërë rrush e kumbulla për pagesat pa ndalje të miliarda lekëve për incerenatorët, për PPP-të, për investimet klienteliste të dhena pa procedura të rregullta ligjore tenderimesh, pra, pa konkurim etj.
Ka shumë e shumë prapësi në politikat drejtuese të qeverisjes Rama që ka shfarosur shtresën e mesme të cilën jo larg do ta njehtësoj me atë të varfër. Me varfërinë gjithëkombëtare!
E megjithatë, ironikisht, kabineti Rama mbetet i çimentuar, i pathyeshëm, i pakonkurueshëm në qeverisjen e vendit. I pa-largueshëm me vota, edhe nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin para kohë.
Qeverisje e mbushur me skandale, keqqeverisje, një Kryeministër që kërkon të hyjë në rangun e homologëve perëndimor jo nëpërmjet mbarëqeverisjes por veshjesh me poture, atlete dhe sjelljes së vrazhdë ballkanike. Një Kryeministër inatçor, gojëshprazur dhe goditës ndaj çdokujt që nuk i vjen për shtat oreksit të tij të “100 luleve, 100 shkollave dhe 1000 ngjyrave pa vlerë”, që e nis ditën e punës me debate në rrjetet sociale ( ngjashmërisht me një lojë fëmijësh), duke coptuar me fjalor të padenjë cilindo që përpiqet ta rikthejë me këmbë në tokë… I tillë është Edi Rama, kryeministër në mandatin e tretë qeverisës dhe fitues absolut i një mandati të katërt, nëse gjerat do shkojnë si deri më sot.
Sepse, nëse, në kampin e opozitës diçka nuk ndryshon për mirë (gjë që nuk shpresohet të jetë e afërt), është absolutisht e pamundur që Edi Ramës ti hiqet e drejta e qeverisjes me votime, dmth me vota. Për tu bindur rreth vërtetësisë së këtij konkluzioni mjaftojnë pak, fare pak argumenta.
Më së pari, fakti që administratën zyrtare nga  rreth 100 mijë që e la Fatos Nano, Edi Rama e ka rritur në mbi 180 mijë me tendencën në rritje drejt 200 mijë punonjësve . Pas të cilëve fshihen minimalisht 4 votues familjar e më shumë fisnor, që, nisur nga interesat e ngushta personale del ti sjellin “rilindjes” nga 700 deri në 800 mijë vota në favor.
Tregues i kësaj llogarie është fakti se administrate zyrtare është e pushtuar nga soj e sorollop “rilindasish”, nga farefisni, tarafe  e militantë, krateri i të cilëve sa vjen e zgjeorhet.
Midis rreth dy milionë votuesve pjesëmarrës në votime, 700-800 mijë vota në favor nuk janë pak për të çimentuar fitoren dhe pushtetin e katërt të Edi Ramës. Por këta nuk janë i vetmi kontigjent fatvendosës.
Si i tillë duhet llogaritur edhe 30-40 përqindshmi i votave abstenuese të të njohurit si “elektorati gri” që përmbledh të paangazhuarit dhe të zhgënjyerit nga Partia Demokratik, shernaja në të cilën gjithashtu e bën të çimentuar pushtetin e “rilindjes”.
Për më tepër, Edi Rama, mbetet i pashqitshëm nga kabineti kryeministror po të llogarisim që në 99.99 % pushteti vendor është në dorë të forcës së tij politike.
Pra 700-800 mijë vota nga administrata militanteske e pushtetit, 30-40% vota më pak për opozitën nga të zhgënjyerit dhe elektorati gri, 99.99 % e pushtetit lokal të administruar nga “rilindja” Rama, e ç’duhet më shumë për të garantuar mandatin e katërt qeverisës, edhe pa hedhur në veprim gangsterizmin politik të blerjes e manipulimit të reazultatit të votimit, apo marifete të tjera sakaq të dala boje.
Prognoz dëshpëruese, por një realitet që do të vijoj të jetë prezent nëse miqtë tanë perëndimor nuk hedhin në veprim ndonjë skemë që ta shqis Edi Ramën dhe “rilindjen” e tij okulte nga bazamenti i çimentuar me mençuri djallëzore.

Related Posts

Leave a comment