Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Veliaj viziton Kievin, takohet me presidentin Zelensky! Nënshkruajnë një memorandum

auto_441660931127

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka udhëtuar drejt Ukrainës ku është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky. Veliaj ndodhet në Ukrainë së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së Qyteteve Evropiane të Eurocities në mbështetje të Ukrainës.

Zelesnsky përshëndeti delegacionin dhe theksoi rëndësinë e vizitave të tilla në këtë kohë të vështirë, kur Ukraina  po lufton kundër pushtimit rus. Ai falënderoi qeveritë dhe popujt e vendeve evropiane për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës dhe qytetarëve tanë.

“Kur flasim për ndihmë dhe mbështetje – humanitare, ushtarake, politike – është gjithashtu e rëndësishme të mos harrojmë ndihmën në rindërtimin e qyteteve dhe komuniteteve tona. Dhe është e rëndësishme që rindërtimi të mos fillojë pas luftës, por tani. Është e nevojshme të sigurohen masa humanitare që do t’i lejojnë njerëzit në Ukrainë t’i kthehen jetës normale“, shkruan ai.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Eurocities në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë, kur vendi ynë po lufton kundër pushtimit rus, ju jeni me ne. Unë u jam mirënjohës qyteteve evropiane për strehimin e njerëzve tanë që u detyruan të ikin nga lufta.

Ne gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në rivendosjen e banesave, infrastrukturës – kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Është e rëndësishme që rindërtimi të fillojë jo pas luftës, por tani. Sot është bërë një hap tjetër për këtë. Një Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.”- tha Zelensky.

Kryetari i Shoqatës theksoi se Memorandumi i nënshkruar do të bëhet një mjet efektiv për mbështetjen e qyteteve të Ukrainës.

Leave a comment