Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Atentati me dy viktima në Panaja, Gledis Nano mbledh strukturat në Vlorë, zbulohet porosia që u la efektivëve

auto_gledis-nano-3-675x450-11660974706

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka zhvilluar një takim të premten me strukturat në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti tha se Nano ka zhvilluar një mbledhje pas atentatit të 18 gushtit në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

Gjithashtu mësohet se ai u ka kërkuar efektivëve mbledhjen e çdo prove dhe informacioni të mundshëm lidhur me këtë atentat.

Kujtojmë se në këtë atentat u ekzekutuan 34-vjeçari Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena.

Related Posts

Leave a comment