Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aktivistet befasuan Scholz, pozuan topless për të dënuar pushtimin rus

auto_unnamed1661110439

Dy aktiviste kanë befasuar sot kancelarin gjerman Olaf Scholz, pranë të cilit janë fotografuar para se të hiqnin këmisha pa paralajmërim dhe duke pozuar topless, duke kërkuar që të vendoset menjëherë embargoja e gazit kundër Rusisë.

Aktivistet femra, të cilat përfituan nga dita e hapur e qeverisë gjermane për të qenë pranë Scholz-it, u nxorën menjëherë jashtë ndërtesës dhe veprimi i tyre drejtohej kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Pavarësisht një përpjekjeje të dëshpëruar për të gjetur mjete të tjera furnizimi, Gjermania, e cila mbështetet shumë në gazin rus, deri më tani nuk ka vendosur një embargo të plotë ndaj gazit nga Rusia.

Gjermania, si shumë nga fqinjët e saj evropianë, do të përballet me mungesë energjie këtë dimër.

ImageFOTO GALERI

Related Posts

Leave a comment