Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama për ngjarjen në Gramsh: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!

auto_edi-rama-e1657834219984-780x4391661107390

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur që akuzave për sigurinë pas sulmit të ndodhur një natë më parë në uzinën e Gramshit, t’i kthejë përgjigje me anë të një statusi në Twitter. Në të ai thekson se e vërteta është se institucionet kanë funksionuar siç duhet.

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!‘, shkruajti Rama.

Në tentativë për të hyrë në Uzinën Ushtarake të Gramshit, 2 rusë dhe 1 ukrainas sulmuan me spraj neuroparalizues dy ushtarë shqiptarë pasditen e së shtunës.

Ata u arrestuan nga autoritetet shqiptare dhe po hetohen për spiunazh. Kjo nisur nga agresiviteti që kanë treguar ndaj ushtarëve, pajisjet përgjuese të gjetura në mjetin e tyre, dhe tentativa për t’u arratisur.

Related Posts

Leave a comment