Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha i trembur: Të rrëzojmë ligjin e dekriminalizimit, më dëgjon zonja Kim apo jo….

-640-0-1658748017xsali-berisha121-590x450-652

Sali Berisha është trembur nga fakti se në shtator mund të largohet me ligj nga politika dhe me këtë, ai humb çdo fuqi dhe bëhet i pafrikshëm për prokurorët e SPAK, të cilët ngurrojnë të nisin hetimet ndaj tij, edhe pse është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, për korrupsion madhor.

Për këtë arsye, tani ai kërkon që të rrëzojë ligjin e dekriminalizimit, pasi pikërisht ky ligj e djeg, duke qenë se PS kërkon që t’i bëjë një shtesë, që të përjashtojë nga politika edhe personat non grata.

Kjo gjë është pohuar nga mbështetësi publik i Berishës, Ylli Manjani.

“ODIHR, në raportin e tij pas zgjedhjeve të vjetshme praktikisht e ka rrëzuar ligjin e Dekriminalizimit. Në rekomandimin me numër 14, faqe 32, raporti thotë se “duhet të hiqen kufizimet e të drejtës së kandidimit të personave të arrestuar apo deportuar, fajësia e të cilëve nuk është vërtetuar me vendim gjykate..”

Shiheni vetë! E thotë ODIHR këtë gjë. E ka lënë detyrë shtëpie për Parlamentin.

Kjo detyrë shtëpie zgjidhet duke hedhur në kosh ligjin e Lulit për Dekriminalizimin. Dhe në fakt, ashtu siç thotë ODIHR është.

Nëse lexoni Kushtetutën e Republikës, nenet 69, 70 dhe 71 do të kuptoni qartë se kushtet për kandidim dhe për heqje mandati janë listuar aty. Ndaj s’ka ligj, qeveri e ambasadë që të shtojë kushte të tjera, mbi ato që ka vendosur Kushtetuta.

Nëse Parlamenti i shërben Republikës, duhet ta hedhë në kosh ligjin e Lulit. Nëse i shërben talebanizmit, pra të qëndruarit në pushtet pa kundërshtarë e zgjedhje, le të vendosin të eliminohet opozita.

Ta fusin edhe Lulin në qeveri që të mbyllet edhe muhabeti i financimit rus në zgjedhje…

* * *

Sugjerohet që këtë raport ta lexojë edhe zonja Kim dhe shefi i Prezencës së OSBE në Tiranë. Për lehtësi, dhe nëse s’kanë kohë, i rekomandoj të fokusohen faqe 16 dhe 32”, shkruan Manjani.

Ligji i dekriminalizimit për një kohë të gjatë nga opozita është konsideruar si suksesi më i madh i tyre, pasi kanë larguar nga politika disa socialistë me të shkuar problematike.

Por tani që ky ligj mund të kapë edhe Berishën, quhet i gabuar dhe duan ta rrëzojnë.(TemA)

Related Posts

Leave a comment