Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dëshmitarët e Fejsbukut

275980038_328487686009570_8527009334788208681_n
Nga Stefan Capaliku
Një miku im i ri, mjaft më i ri në moshë, një djalosh i talentuar, lexues i mrekullueshëm i letërsisë sime, shkodran, që ka punuar për pesë vjet të mira në Amerikë në grupin e ngushtë të stafit të Facebook-ut, më tregonte një nga këto ditë, që kishte ardhë për pushime, një fakt shumë interesant, e që ka të bëjë me kategoritë sociale të përdoruesve të Facebook-ut.
Ai hyri në faqen time me të njëjtën lehtësi e shpejtësi që hy unë në banjë, kur më vjen nevoja, dhe mbasiqë bubrroi diçka atje, më ftoi duke buzëqeshë të shikoja sesa vetë më ndjekin çdo ditë pa reaguar fare, as për mirë e as për keq. O Zot pashë një numër të pafund ndjekësish, që as që e dija se i kisha dhe që ndiqnin përditë postën time, por jo vetëm timen, edhe të gjithë miqve të tjerë, ashtu pa bërë zë, pa komentuar, pa pëlqyer, pa u mërzitur, pa të pasë zemër…
-Asht interesant, tha miku se në bazë të statistikave që kemi, rreth 90% e tyre nuk shkruejnë kurrë, asgja, as për veten e tyne. Ata shumë rradhë nxjerrin në faqet e veta foto të pakuptimta, ndonjë citat të vjetruem dhe kaq.
-Le t’i quajmë “Dëshmitarët e Fejsbukut”, propozova dhe qeshëm duke rrëkëllyer me fund birrat, që po nxeheshin nga kurioziteti.
E të mu kujtuan të gjithë ata mungestarë të mëdhenj, të gjithë ata të papranishëm gjigandë, të gjithë ata, që e kanë shënuar jetën tonë, pa ditë gjë ne fare.
Më vinin në mend disa tipa që ta dinë jetën përmendësh, më mirë se të veten dhe që të dalin papritë përpara, si shantazhistë të vegjël e të pafajshëm.
Një “Dëshmitar i fejsbukut” asht si ai ujku i Ndre Mjedës te poezia “Një ditë ujku prej Cukali”:
“Flente qeni, flejshin delet
Dhe baria nden fojletë,
Ujku u avit’ me kam’ të let
Pa ba zhurmë, pa trembë kerkënd”

Related Posts

Leave a comment