Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Luiza Gega kthehet fituese, ceremoni pritjeje për kampionen e Evropës

Luiza-Gega-1-1-677x375

Në orën 11:00 do të mbahet një ceremoni pritjeje në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për sportisten Luiza Gega, e cila u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.

Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar. Kampione e Europës, në një garë që ajo nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, duke qenë gjithnjë në krye dhe e shkëputur ndjeshëm nga të gjitha rivalet, që duelonin vetëm për podiumin.

Një triumf i madh për Luiza Gegën, trajnerin e saj Taulant Stërmasi dhe atletikën shqiptare.

Pas finishit, loë gëzimi për atleten shqiptare, që mori flamurin kuqezi në krahë dhe e valëviti në gjithë pistën, duke festuar një triumf të jashtëzakonshëm për të. 33-vjeçarja bëri realitet ëndrrën e saj, duke u ngjitur në majën e podiumit.

Related Posts

Leave a comment