Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Nuk m’u afrua askush, ikën pa më ndihmuar’, rrëfimi i Robert Necajt, heroit që shpëtoi motër e vëlla nga mbytja

-640-0-6303588f2bdd8

Robert Necaj, vrojtuesi i plazhit që shpëtoi motër e vëlla nga mbytja në plazhin e Shëngjinit pak ditë më parë, rrëfeu momentet e vështira të përjetuara në det të hapur kur iu desh të luftonte për jetën e vet dhe të dy fëmijëve.

Ai tregoi se si kishte rrezikuar jetën e tij, duke marrë disa goditje nga fëmijët (adoleshentë) të cilët disa herë e kishin zhytur në ujë në përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre

“Ishin futur në një zonë shumë të rrezikshme, vajza po i thërriste vëllait të kthehej. Vëllai po dridhej, kishte kriza epilepsie.

Motra po përpiqej të shpëtonte vëllanë. Papritur sulmohem nga motra me mjetin e shpëtimit që i kisha dhënë.

Ishte godite e pavullnetshme, ajo ishte duke u mbytur, u trondita. Më tej motra na zhyti të dyve në përpjekje për të shpëtuar. Më pas u godita edhe nga vëllai”, rrëfeu i riu.

Por pasi kishte mundur t’i nxirrte në breg shëndoshë e mirë, ishte lënë pa shenja jete pasi askush nuk i kishte dhënë asnjë ndihmë.

“Gjatë kthimit për në breg bie pa ndjenja në ujë, bien në dy gjunjë, dhe bie me fytyrë në ujë. Pasi i nxora me këmbë në tokë ata u larguar të dy nga vendi. Pasi rashë në ujë, s’më ndihmoi askush, ata ikën.

Me sa duket kanë qenë duke u larë në një tjetër plazh, s’e di ku kanë qenë. Fëmijët janë larguar, ndoshta nga paniku, apo duke më parë mua në gjendje të rëndë, por fëmijë s’u vë faj. Duke u zvarritur dola në breg, përfundova pa ndjenja”, rrëfeu i riu.

Ai tha se nuk ka pasur më asnjë kontakt me fëmijët të cilëve u shpëtoi jetën, as më familjarë të tyre, por shprehet shumë i lumtur që mundi t’i shpëtonte.

Related Posts

Leave a comment