Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gati 15 mijë të huaj kanë lejen e qëndrimit në Shqipëri, ja kush kryeson

auto_dita-pa-makina-tirane-780x4391661238636

Ka arritur pothuajse në 15 mijë numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri me leje qëndrimi, ndërsa gjysma e tyre janë për arsye pune.

Sipas zyrës kombëtare të statistikave INSTAT, në fund të vitit 2021, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14,921 banorë, duke pësuar rritje me 9.6 për qind krahasuar me vitin 2020.

Numri i të huajve rezidentë në 2021 dominohet nga meshkujt me 63.0 për qind kundrejt femrave me 37.0 për qind.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2021 ishte 9,106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18.9 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Të huajt rezidentë me origjinë nga Irani, Italia dhe shtetasit nga Kosova përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2021, respektivisht me 2,586, 2,324 dhe 1,869 banorë.

Të huajt me origjinë nga Evropa, në vitin 2021 rezultojnë 8,812 banorë dhe përbëjnë 59.1 për qind të të huajve gjithsej kundrejt 56.8 për qind në 2020.

Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2021, me 47.7 për qind.

Në vitin 2021 janë evidentuar 10,062 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre, e zënë të huajt me origjinë nga Siria dhe Afganistani me 67.0 për qind.

Leave a comment