Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk është shaka! Berisha lutet para varrit të dervishit: Na shpëto nga mallkimi i Ramës dhe Beogradit!

WhatsApp-Image-2022-08-23-at-12.31.41-PM-1081x720-1-750x375

Sali Berisha, nga inaugurimi i një teqeje në Bulqizë, deklaroi se Beogradi ka influencën më të fortë se kurrë më parë të shtrirë në Shqipëri.

Berisha shtoi se Bulqiza është një vend me pasuri të mëdha natyrore, por për shkak të politikave të ndjekura ata janë kthyer në mallkim për qytetarët.

“Pas largimit të armiqve shekullorë që mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaq, me të cilin u përballën shqiptarët. Për fat të keq ky armik tjetër, që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë së kurrë në Shqipëri.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, duhet të bëjmë gjithçka që këta fëmijë, këta të rinj, ta ndërtojnë këtu jetën e tyre sepse pasuritë që ka Bulqiza dhe që ka Peshkopia, mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë se sot kanë këto treva. Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, kanë ujërat, kanë minierat. Është pra një trevë shumë e pasur, por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, braktiset, braktiset.

Sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët, por në një farë mënyre dhe mallkim. Ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt, sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë”, tha Berisha.

Leave a comment