Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjykata e la në burg, flet avokati i rusit që sulmoi ushtarët: Përdori spraj me spec djegës pasi u dhunua

-640-0-1661344125xcaptureepng-457

Avokati i shtetasit rus Mikhail Zorin që sulmoi ushtarët, Demir Çiftja, pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit për ta lënë në burg pas ngjarjes së ndodhur në Gramsh, ka thënë se klienti i tij ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur spray me spec degës, pasi është ndjerë i dhunuar.

Ai tha se ka kërkuar që të njihet me materialet e Prokurorisë dhe ku e bazojnë vendimin, por kjo gjë u është refuzuar.

‘Pretenduan që i kanë dhënë deklarimet dhe me vendim të prokurorit të rrethit janë sekret hetimor. Nuk dhanë sqarime me detaje. Lidhur me atë do ti mbetet hetimit për të zbuluar të ardhmen. Nuk jam në dijeni të bashkëpunimit të tij. Jam avokat i caktuar nga gjykata.

Deklarimet e tij i ka dhënë dhe ato janë sekret hetimor dhe nuk mund të them asnjë lloj informacioni. I mbrojturi nga unë ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur një sprey me spec djegës, siç e përdor ai në gjuhën e tij, pasi është ndjerë i dhunuar. Kjo është e gjithë ngjarja. Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por akuza i bie shkurt dhe thotë që ne kërkesën tonë e kemi të bazuar në prova’, tha avokati.

 

Related Posts

Leave a comment