Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kina po rrezikon sigurinë kombëtare të Shqipërisë?! Plani me 4 faza dhe metodat që po përdoren

R

Qendra për Analizën e Politikave Evropiane, një organizatë që studion ndikimin që Kina ka në Europën Qendrore dhe atë lindore, ka shkruar së fundmi për marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë, ku sipas një raporti të përpliuar thuhet se drejtuesit e vendit komunist prej vitesh po përpiqen të shtrijë ndikimin e Pekinit në Europën Lindore dhe Qendrore.

Në lidhje me Shqipërinë, ky raport tregon se Pekini po ndjek një plan afatgjatë dhe ka një strategji që kalon në katër faza.

Në fazën e parë, Partia Komuniste Kineze po përpiqet të ndikojë në ekonominë shqiptare, duke nxitur eksportet dhe investimet kineze. Qëllimi këtu është që ekonomia e Shqipërisë të bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina, veçanërisht në industritë e ndjeshme, duke i dhënë mundësi Pekinit të ndikojë në politikën shqiptare.

Në fazën e dytë, Kina do të fokusohet në ndërtimin e themeleve të nevojshme që të ushtrojë ndikim politik mbi liderët politikë, duke e bërë Pekinin një aktor të rëndësishëm.

Më të cenuarit ndaj narrativave të Kinës janë intelektualët më të vjetër shqiptarë, të cilët kishin shumë kontakte me Pekinin në vitet e Mao-Hoxhës.

Disa politikanë të njohur në Shqipëri kanë sharë edhe Perëndimin dhe i janë drejtuar Kinës. Konkretisht, ish presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë kryer sulme politike, diplomatike dhe personale ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, thuhet në raport.

Të dy politikanët kanë ndikim mbi një bazë të gjerë mbështetësish. Personalitetet vendase shqiptare që shohin interesat e tyre politike në një aleancë me Pekinin në vend të Perëndimit, mund të funksionojnë si zëdhënës lokalë për interesat kineze.

Faza e tretë e strategjisë së Kinës është të shtrihet gjerësisht në shoqërinë shqiptare.

Objektivi i kësaj faze është të nxisë një imazh pozitiv të Kinës në komunitetet shqiptare, të promovojë modelin politik dhe ekonomik të Pekinit dhe, mbi të gjitha, të formësojë narrativat lokale për marrëdhëniet Tiranë-Pekin.

Faza e katërt dhe e fundit fokusohet në përpjekjet e autoriteteve kineze për të fituar një profil më të lartë publik dhe media.

Kina e ka futur veten në ekonominë dhe politikën e Shqipërisë nëpërmjet investimeve të mëdha në transportin ajror, energjinë, bujqësinë dhe miniera, duke krijuar rrugë të reja për levën.

Një studim në vitin 2020 numëroi më shumë se 1000 artikuj të lidhur me Kinën të botuar në vend gjatë pesë viteve. Gati gjysma, 47%, e portretizuan Kinën në një dritë pozitive, 38% ishin më negative dhe 15% u konsideruan neutrale.

Aktorët shtetërorë kinezë po zgjerojnë gjithashtu bashkëpunimin e tyre formal dhe informal me bashkitë në të gjithë vendin, kryesisht nëpërmjet një projekti binjakëzimi.

Ndërkohë Qeveria shqiptare përjashtoi Kina nga planet e saj të investimit në Portin e Durrësit si dhe nga rrjeti i saj 5G.

Shteti kinez gjithashtu organizon udhëtime studimore, shkëmbime akademike dhe ngjarje kulturore për të kultivuar marrëdhënie me individë dhe institucione të veçanta.

Tirana dhe Pekini janë “binjakëzuar” që nga viti 2016, me pesë qytete të tjera në Shqipëri që zhvillojnë lidhje të tilla.

Sipas kësaj politike, Pekini përdor lidhjet e qyteteve motra dhe autoritetet lokale për të ndikuar në qeverinë qendrore.

Related Posts

Leave a comment