Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Prishet treni nënujor/ Momente tmerri në kanalin e La Manshit, dhjetëra pasagjerë mbeten të bllokuar (VIDEO)

-640-0-6305e91d77fb3

Dhjetëra njerëz mbetën të bllokuar për orë të tëra brenda tunelit të Kanalit të Le Manshit, si pasojë e prishjes së një treni nënujor,  që lidh Francën me Anglinë.

Daily Mail raporton se pasagjerët e Eurotunnel Le Shuttle u evakuuan përmes një tuneli shërbimi emergjence pasi duhej të braktisnin automjetet e tyre. Ata u transferuan përfundimisht nga një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin Folkestone në Kent.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa nisi kur alarmet e trenit ranë dhe kjo duhej të hetohej.

Pas ngjarjes pasagjerët u shprehën se ishin të tmerruar nga ajo që kishte ndodhur, pasi nuk e dinin se çfarë po ndodhte, ndërsa ecnin në tunele pa e ditur se ku po shkonin.

 

Leave a comment