Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të akuzuarit për spiunazh dalin para gjykatës, Prokuroria: Erdhën në Shqipëri me mision

rusi-2-750x375

Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, dy shtetasit rus që u arrestuan pak ditë më parë në Uzinën e armëve në Gramsh së bashku me mikun e tyre ukrainas Fiodor Mihailovic kanë dalë këtë të mërkurë para gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi ka kërkuar “arrest me  burg” për të tre të ndaluarit. Në kërkesën drejtuar trupit gjykues, organi akuzës argumenton se ka dyshime të forta, kjo bazuar edhe në provat e mbledhura, se tre të rinjtë mund të kenë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse dhe secili prej tyre ka pasur detyra të përcaktuara.

Kjo referuar edhe deklarimeve të tyre, por për shkak të sekretit hetimor, prokuroria ka urdhëruar ruajtjen e dëshmive deri në përfundim të hetimeve.

Provat e deritanishme që hetuesit kanë paraqitur para trupit gjykues krahas dëshmive të ushtarëve por dhe banorëve të zonës janë: materialet filmike dhe fotografi të ndryshme të bazave ushtarake që të rinjtë kishin bërë, një automjet Chevrolet, 2 dronë, pajisje vëzhgimi për shikueshëmri natën, 1 laptop, karata telefoni, 1 fishek model 56 i kalibrit 7,62 mm, 1 predhë fisheku armë zjarri kalibër 12.7 mm si dhe pasjije të tjera.

Burime nga organi i akuzës konfirmojmë gjithashtu se në celularët e tyre janë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme, kryesisht “Telegram”.

Mbi ta rëndojnë tri akuza, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve, si dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarakeMOS HUMBISNIr

Dy rusët dhe ukrainasi u kapën pasditen e të shtunës në Uzinën e Gramshit. Fillimisht u ndalua  24-vjeçari Mikhail Zorin, i cili kishte hyrë brenda territorit të uzinës dhe sulmoi me spray dy ushtarë të cilët u përpoqën ta ndalonin e më pas u arrestuan dhe dy miqtë e tij të cilët ndodheshin jashtë ambienteve të bazës.

Video Player

Related Posts

Leave a comment