Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fatos Lubonja del me urgjencë nga Italia të mbrojë Metën: Budallenj na dini ne, spiunimi dhe lobingu s’janë krim. Në shtator fillon lufta

-640-0-1661444107xluba-346

Fatos Lubonja ka dalë me urgjëncë për të mbrojtur Ilir Metën nga Italia, pasi SPAK bëri me dije se ka nisur hetimet ndaj ish-presidentit.

Lubonja thotë se Ilir Meta s’ka bërë asgjë, në krahësim me Ramën.

Sipas tij, spiunimi dhe lobingu në SHBA nuk janë krime.

Kujtojmë që vetë Lubonja ka pas qenë akuzuar se ka spiunuar babanë e vet.

“Unë e kuptoj që të luftosh për pushtet do të përdorësh lojëra politike apo argumente, por jo në këtë lloj imoraliteti që i degradon fare njerëzit nga inteligjenca”, tha Lubonja.

“Partia e Gramoz Ruçit që nderon Gramoz Ruçin tronditet sepse kur ishte 19 vjeç Ilir Meta paska bërë një denoncim. Këto përdoren për të ndikuar një lloj opinioni.

Problemi është që ata që duhen ndikuar, trajtohen si budallenj. Po këta njerëz që thonë se Meta është dielli që ndriçon pastaj thonë është terri, nuk mund ta toleroj.

Sipas mendimit tim është një shenjë e degradimit moral të shoqërisë. Populli nuk është budalla. Kush është skandali më i madh? Ai i inceneratorëve apo ky që ka bërë Meta, nëse e ka bërë. Ky paska dosje për diçka, për të influencuar në SHBA për çështje lobingu. Ajo e inceneratorëve është skandal.

Këtu humbasin peshë argumenti, fjala dhe fiton gjithnjë më shumë forcë dhuna strukturore e një shteti të kapur, dhe se dilet nga ky shteti i kapur dhe a dilet dot me fjalë, ky është një problem. Ai Meten, një herë e bëri aleat e president, tani e bën spiun e të korruptuar, sa herë i duhet. Këtu humbet i gjithë respekti për inteligjencën njerëzore, këtu gjithçka bëhet për interesa.

Tani gjithnjë e më shumë fasada po bie dhe po duket që pas saj është një bandë kriminale. Për ambasadoren amerikane e kam thënë mendimin tim. Po luhet një rol negativ sepse po eliminohet opozita. Ndërhyrja e saj është e qartë në mbështetje të Ramës”, tha ndër të tjera Lubonja.

“Klima do të jetë e ashpër, sepse fillon lufta me fjalë dhe ndonjëherë nuk mbaron me fjalë. Besoj do të ketë protesta, kundërveprime. E sigurt është që për Shqipërinë është keq e më keq.

Në vend që të merremi me krizën dhe rritjen e çmimeve, merremi me Metën. Ka dy reagime ndaj kësaj, në Gjermani priten protesta, por në vende që janë si vendi ynë, që shkojnë drejt regjimit, për të evituar protestat mund të bëjnë këto veprime, siç bënë në rastin e Nanon.

Përse u burgos atëherë se filloi protestat, kështu po bën dhe me Ilir Metën. Shqipëria e ka të vështirë të nxjerrë parti të tjera”, tha Fatos Lubonja për News24.

Related Posts

Leave a comment