Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lamtumirë Nasho Jorgaqi! Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur

-640-0-2cca6a570dd3993363db7e72b21b59d5

Është ndarë nga jeta sot pasdite në Tiranë, Nasho Jorgaqi.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.

JavaNews u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jorgaqi, miqve dhe kolegëve.

Homazhet do mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00.

Related Posts

Leave a comment