Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHBA i ndalon hyrjen tenistit të njohur serb, se nuk është vaksinuar

-640-0-e99b6d70eb447a4d8c8c2a44fbc39261

Tenisti serb, Novak Gjokoviç, ka refuzuar të vaksinohet kundër COVID-19 dhe per pasoje nuk do të jetë prezent për të garuar në US Open ne New York ,Grand Slam-i i fundit i vitit që fillon të hënën.

Rregullat aktuale kërkojnë që udhëtarët duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar plotësisht për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Mjerisht, nuk do të mund të udhëtoj në Nju Jork këtë herë për US Open”, shkroi Gjokoviq në Twitter.

“U uroj fat të mirë kolegeve të mi! Do të jem në formë të mirë dhe me shpirt pozitiv, dhe do të pres një mundësi për të garuar sërish”, shkruan ai.

Tenisti është shprehur më parë se ishte i përgatitur të humbiste turnetë Grand Slam pasi kërkojnë që lojtarët pjesëmarrës të vaksinohen kundër COVID.

35-vjeçari nuk ishte në gjendje të mbronte titullin në Australian Open, në fillim të këtij viti, pasi u deportua nga vendi për shkak të refuzimit te vaksinimit.

Kujtojme këtu se që nga tetori 2021, Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar vizitorët e pavaksinuar.

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka rishikuar disa nga rregullat për qytetarët e pavaksinuar në javët e fundit, por tërheqja e dukshme e Gjokoviç sugjeron se kufizimet e udhëtimit do të vazhdojnë të zbatohen.

Mungesa e tij në Flushing Meadows mund t’i sjellë dobi Nadalit të Spanjës, i cili kërkon titullin e 23-të të Grand Slam-it,  me numrin një të botës, Daniil Medvedev, nga Rusia, që kërkon të mbrojë titullin që fitoi për herë të parë në 2021.

Related Posts

Leave a comment