Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FBI ka gjetur “materiale shqetësuese” në rezidencën e Donald Trump

-640-0-1661591915xtrump-828

Sipas Byrosë Kombëtare të Hetimit në SHBA (FBI), gjatë kontrollit të rezidencës së pushimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, janë gjetur edhe dokumente “shqetësuese”.

Disa materiale e dosje sekrete për çështje të sigurisë së lartë mendohet se kanë qenë pjesë e dokumentacionit që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë pati marrë me vete në shtëpinë e tij të pushimit, kundrejt rregullit ligjor që duhet t’i përmbaj mbi shkresa të tilla, të cilat nuk dalin nga administrata.

Nga ana tjetër, nga vetë Trump është kërkuar që të gjitha shkresat e dosjet të bëhen publike.

Por, një gjë e tillë nuk është miratuar nga Departamenti i Drejtësisë, pasi një sërë personash, të cilët kanë qenë dëshmitarë në ngjarje të ndryshme, mund të jenë të përfshirë në çështje.

Vetë Trump, mendon se çështja po ndiqet më shumë si politike se sa si ligjore. Madje, demokratët, ai i ka quajtur edhe “banditë politikë”.

Ai gjithashtu ka kërkuar edhe përfshirjen e një prokurori privat në çështje, për të trajtuar dokumentat, nën cilësimin se “nuk ka besim se ato do të shqyrtohen si duhen nga personat e caktuar”.

Në fakt, bastisja e rezidencës së Trump është parë edhe nga analistë të shumtë si një sulm politik, duke theksuar edhe aspektin se mund të jetë pikërisht kjo gjë, e cila mund ta rikthejë fuqishëm ish-presidentin në një garë të radhës në 2024-ën.

Ai momentalisht shihet si i parivalë në sferën republikane, përtej përpjekjeve nga zëra të ndryshëm, si Liz Cheney apo ish-Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Ende herët për të thënë se si gjithçka do të shkojë. Trump gjithsesi, duket si më i forti në garë aktualisht.

Related Posts

Leave a comment