Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shisha-kultura

13889273952862833569
Fabian Zhilla
Ne nje bisede me tim bir, adoleshent, po diskutonim mbi nivelin e larte te perdorimit te hashashit tek gjimnazistet. Duke diskutuar per problemet qe konsumimi i hashashit sjell dhe mbi te gjitha rreziku i normalizmit te perdorimit te drograve te forta tek ta neser, me flet edhe per perdorimin e shishas. Nga ajo qe biseduam u zhvendosem gradualisht ne nje diskutim me karakter moral mbi tymosjen dhe ligjin. Dhe nga ky diskutim na dolen tre kategori te rinjsh. 1-Ata qe pijne kanabis jane ‘outlaws’ pra ata te cilet sfidojne sistemin apo ligjin dhe jane gati ne nivelin me ekstrem te renegances. 2- Duhan piresit, qe edhe pse kane shkelur ligjin konsiderohen si te pranueshem ne shoqeri dhe gati gati krejt normal. 3-Ata qe frekuentojne shishen. Keta jane ‘te rregulltit’, ata te cilet e kane pranu tashme se tymosja eshte dicka normale per adoleshentet por kane zgjedhur menyren me te shendetshme per ta ushtruar, duke qene ne rregull me te gjithe, shtetin (pasi nuk ndalohet nga ligji), shoqerine (tymosja eshte tashme trend) dhe familjen(pasi shisha sipas tyre nuk eshte aq e demshme). Diskutimi nuk ishte nese tymosja eshte e pashendetshme. Ajo ishte tashme jashte tavoline. Por i gjithe diskutimi ishte kush nga format e tymosjes ishte me korrekte. Me te zgjuarit jane ata te cilet perdorin cigaret elektrike pasi ato nuk kane as nikotine. Konsumimi i shishas eshte kthyer tashme edhe ne forme avangarde dhe gati boheme, ku ata te rinj qe frekuentojne te tilla ambjente duket sikur bejne edhe nje fare ndarje kategorish shoqerore (kanabis (te fortet); cigare (masa) dhe shisha (te miret).
Nuk e di nese vlen te diskutohet se te tre kategorite lidhen me nje forme socializimi e cila ne premise ka instrumente varesie. Si duket kjo moshe kerkon mjete shme te forta per ti lidhur (tymest apo pijet energjike) dhe nuk e di nese kjo eshte e shendetshme. Por te shohesh te rinj te moshave 12-16vjec qe tymosin, shume here edhe ne publik me duket problematike. Normalizimi i kesaj kulture varesie tek te rinjte duhet duhet diskutuar, te pakten per te kuptuar cfare behet jo thjesht se behet.
P.S.
Peticioni S’KA MA TURP vijon keshtu qe miq ju lutem vijoni me ndarjen dhe firmosjen e tij.
CHANGE.ORG
We Can Make an Impact.
S’KA MA TURP

Related Posts

Leave a comment