Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputeti i PD: Alibeaj është kryetari legjitim i Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha ka krijuar struktura

-640-0-berisha-alibeaj-235

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, Enkelejd Alibeaj e gëzon mbështetjen e Grupit Parlamentar të kësaj force politike.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Gështenja u shpreh se Alibeaj nuk është rrëzuar ashtu siç e parashikon statuti i partisë.

Ndër të tjera, Gështenja shtoi se i takon Grupit Parlementar të vendosë nëse do e heqë Alibejan dhe të hapë një garë për ta zëvendësuar atë.

“Për sa kohë nuk është rrëzuar ashtu siç parashikohet në statut apo edhe në kegjislacionin bazë, nuk kemi një hap për zëvëndësimin e këtij pozicioni, unë them se e gëzon mbështetjen.

Në momentin që Grupi Parlamentar prej 52 deputetësh do të mblidhet, do të vendosë largimin e zotit Alibeaj dhe hapjen e garës për një kryetar të ri ose për rikonfirmimin e tij, do jemi në një moment të dytë. Besoj se kjo është vendimmarrja e Grupit Parlamentar.

Gështenja thotë se Sali Berisha ka krijuar struktura paralele në këtë forcë politike.

Ai u shpreh se në bazë janë dy struktura paralele dhe palët nuk e njohin njëra-tjetrën.

Sipas tij, përveç krizës politike, në Partinë Demokratike ka edhe një krizë legjitimiteti.

“Sot në Partinë Demokratike ka një krizë, veç krizës politike ka një krizë legjitimiteti mes palëve, duhet pranuar. Palët, ndoshta janë më shumë se dy, por palët nuk njihen.

Nuk është e tepër të thuhet që sot që ne flasim, kemi struktura paralele të ndërtuara, të ngritura nga Rithemelimi.

Aktualisht, kemi PD-në zyrtare që ishin strukturat zyrtare që kanë mandat 4-vjeçar dhe paralel me këto struktura janë ngritur strukturat e Rithemelimit. Nëse zbret dikush në terren, në bazë kemi dy palë struktura”, theksoi ai.

Related Posts

Leave a comment