Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ish-zëdhënësja e Berishës: Basha po përgatitet për krijimin e një partie të re

-640-0-21293dd5b6f7cc89ae72ace04e470aeb

Ish-zëdhënësja e Berishës Juela Meçani, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se Lulzim Basha në heshtje po bën përgatitje për formimin e një partie të re.

Më tej ajo tha se zgjatja e vendimit të Gjykatës për t’i dhënë vulën e PD-së grupit të Berishës apo atyre që janë mbështetës të Lulzim Bashës me në krye Enkelejd Alibeajn, po përkeqëson situatën brenda kësaj force politike.

“Paralajmërimet janë se situata politike do të nisë vrullshëm në shtator. Janë hedhur indicie se do të jetë një vjeshtë politike opozitare e mbështetur të denoncimet.

Zgjatja e vendimit të Gjykatës për PD është gjëja më e gabuar që u bë. Është pak i habitshëm dhe zgjatja e këtij vendimi e kris edhe më shumë situatën brenda PD-së.

Ajo që unë nuhas është se një pjesë e lidershipit të kaluar të Bashës. Janë në pritje të këtij vendimi për t’i dhënë një zgjidhje politike karrierës së tyre politike dhe e dyta kredopolitike të një force të re.

E nuhas që do të ketë një forcë të re politike. Mendoj se njëra nga palët që do të marrë vendimin e gjykatës do të jetë e detyruar të bëjë një parti të re.

Basha mendoj se po bën përgatitje për një parti të re. Sido që të jetë vendimi i gjykatës, do të shkojë drejt krijimit të një partie të re”, u shpreh gazetarja.

Nga ana tjetër gazetari Mariglen Kume tha se Sali Berisha nuk ka mundësi që të zgjedhë kreun e grupit të ri parlamentar.

“Më rezulton se Berisha mund ta ketë bërë shumicën, por nuk ka mundësi akoma që të zgjedhë ai kryetarin e grupit parlamentar të PD-së. Edhe në sesion të ri Enkelejd Alibeaj do të jetë  kreu I grupit parlamentar të PD-së”, tha gazetari.

Related Posts

Leave a comment